QEQ-i fillon implementimin e grantit për avancimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale
Që nga dita e djeshme, Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” (QEQ) ka filluar implementimin e grantit të fituar nga Ambasada e SHBA-së me titull “Avancimi i kapaciteteve akademike dhe profesionale të QEQ-it”.

Në kuadër të këtij granti janë paraparë të zhvillohen këto aktivitete:

Futja e teknologjisë së re (përfshirë pajisjen “blower door” dhe kamerën termike) në programin e QEQ-it për trajnimin e auditorëve të energjisë;

Zgjerimi i ofertës së QEQ-it lidhur me programet certifikuese me përfshirjen e programit të ri certifikues “Menaxhimi i energjisë në komunitet”;

Integrimi i pajisjeve të reja në kurrikulat e programeve certifikuese dhe ofrimi i trajnimit të avancuar për anëtarët e QEQ-it lidhur me aplikimin e teknologjisë në mësimdhënie;

Përgatitja e videos promovuese profesionale lidhur me mundësitë certifikuese që ofron QEQ-i;

Gjithashtu, QEQ-i vazhdon edhe këtë vit me ofrimin e programit certifikues aktual “Energjia e ripërtëritshme dhe qëndrueshmëria”.