HAPET AFATI PËR APLIKIMIN E STUDENTËVE NË KURSIN CERTIFIKUES TË QENDRËS PËR ENERGJI DHE QËNDRUESHMËRI
Sot është hapur mundësia e aplikimit online për t’u regjistruar në programin certifikues "Energjia e ripërtëritshme dhe qëndrueshmëria", i cili ofrohet nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës. Detajet e aplikimit:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit Bachelor, të cilët kanë regjistruar së paku semestrin e dytë në programet aktuale ku janë duke i ndjekur studimet. Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët e nivelit Master;

Regjistrimi mund të bëhet nëse aplikoni online, zgjidhni kursin obligativ dhe 3 kurse nga lista e kurseve zgjedhore të semestrit dimëror 2019/20, shkarkoni fletëpagesën dhe deklaratën e studentit, bëni pagesën dhe së bashku me deklaratën e nënshkruar e dorëzoni në Administratën Qendrore të UP-së, te znj. Alberina Shala;

Studenti konsiderohet që është regjistruar në program vetëm pasi të dorëzohet dokumentacioni i kompletuar në administratën e UP-së, në mënyrë që të bëhet konfirmimi i regjistrimit;

Numri maksimal i studentëve që mund të regjistrohen është 50 dhe regjistrimi i tyre bëhet sipas radhës së dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar në administratën e UP-së.

Aktualisht mund të zgjedhën vetëm kurset e semestrit dimëror 2019/20, ndërsa për kurset e semestrit veror do të hapet mundësia e re e aplikimit në janar 2020. Lista e kurseve/instruktorëve dhe syllabuset përkatëse mund të gjendet në linkun vijues https://bit.ly/2k4hWxC.

Për ndonjë paqartësi të mundshme ju lutem kontaktoni znj. Shala në [email protected].

Studentët e regjistruar me sukses do të mund të ndjekin programin duke filluar nga data 1 tetor 2019.

AFATI PËR APLIKIM/RGJISTRIM: Nga data 05.09.2019 deri më 20.09.2019.