Thirrje për pjesëmarrje në konferencën për teknologji, edukim dhe zhvillim, në Spanjë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton studentët dhe pedagogët e edukimit dhe të teknologjisë që të marrin pjesë në edicionin e 14 të Konferencës për Teknologji, Edukim dhe Zhvillim, në Valencia të Spanjës, në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 700 delegatë nga vende të ndryshme të botës.

Konferenca do të mbahet përgjatë datave 2, 3 dhe 4 mars 2020, në të cilën pjesëmarrësit do të kenë mundësi që punimet e tyre t’i prezantojnë para një audience ndërkombëtare.

Abstraktet e punimeve të të interesuarve duhet të dorëzohen në linkun https://iated.org/inted/online_submission, më së largu deri më 21 nëntor 2019.

Detajet tjera rreth kësaj konference i gjeni në linkun: https://iated.org/inted