Bursa pasuniversitare nga Qeveria Zvicerane

Qeveria Zvicerane, përmes Komisionit Federal për Bursat për Studime të Huaja (FCS), jep bursa pasuniversitare në të gjitha fushat e studimeve. Përfituesit e kësaj burse do ta kenë mundësinë për të ndjekur hulumtime doktorature ose postdoktorale në Zvicër në një universitet publik ose institucion të njohur. 

Të diplomuarit nga Kosova janë të ftuar të paraqesin kërkesën e tyre në Ambasadën Zvicerane duke filluar nga  data 15 gusht 2019 deri më 30 nëntor 2019.

Informacionet mbi llojet e ndryshme të bursave mund të shkarkohen nga faqja e internetit: www.sbfi.admin.ch/scholarships_eng.