Në UVP diskutohet për të rinjtë, Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor
Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt forumi “Kosovo and the Western Balkans: The Challenges of Building the Future” në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës, me ç’rast u diskutua për të kaluarën e Kosovës si pjesë e ish- Jugosllavisë dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Panelistët: profesor Petrit Gashi, profesoresha Jehona Lushaku, si dhe Donika Emini nga Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), shpalosën perspektiven e tyre duke diskutuar për sfidat e ardhshme të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Forumi u përcoll me diskutim interesant nga ana e studentëve pjesëmarrës.

Ndër të tjera, në këtë forum u diskutua edhe për gjendjen e rinisë kosovare, emigrimin dhe problemet më të cilat ballafaqohen ata.

Sivjet, UVP po organizon edicionin e 19-te te tij, ku si në çdo edicion tjetër, përpos kurseve, mbahen edhe punëtori, forume e aktivitete te tjera, te cilat i shërbejnë misionit te kësaj shkolle verore.