Profesorët e UP-së diskutojnë për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës
Profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit Qeveritar për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, diskutuan sot për përpilimin e këtij projektligji të rëndësishëm për vendin.

Në vazhdën e takimeve për këtë projekligji, anëtarët e Komisionit të lartpërmendur, e kanë vlerësuar të rëndesishëm edhe marrjen e perspektivave nga profesorët tanë , e në veçanti, në këtë takim disikutuan nenin 96.2 të Kushtetutës tonë, ku flitet për numrin e anëtarëve të Qeverisë .

Ky diskutim u realizua në Fakultetin Juridik të UP-së, dhe pati si synim thelbësor që profesorët të japin kontributin e tyre nga ana profesionale për hartimin e këtij dokumenti.

Ky diskutim nuk do të jetë i fundit i këtij lloji, sepse deri në miratimin e këtij ligji, profesorët jurist do të japin sugjerimet e tyre.