Rektori Dema pjesë e Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, në Podgoricë kontribuuese
Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Prof. Dr. Marjan Dema, po merr pjesë në Forumin e Katërt të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë.

Qëllimi i organizimit të këtij forumi është përgatitja e universiteteve të rajonit për konferencën e Londrës, që do të mbahet në fund të muajit maj 2019, si pjesë e procesit të Berlinit.

Universitetet pjesëmarrëse në këtë forum kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të qenë kontribuuese aktive dhe proaktive në këtë proces. Në anën tjetër, prania dhe kontributi i rektorit Dema në forum, hyn në vazhdën e rolit aktiv të Universitetit të Prishtinës, të shprehur në nivel rajonal dhe më gjerë, në plan ideor, organizativ dhe koordinues.

Vlen të cekët se gjatë këtij forumi, Universiteti i Prishtinës është votuar për anëtarësim në Sekretariatin e këtij Forumi. Pjesë e rendit të ditës është edhe nënshkrimi i dokumenteve të rëndësishme për rregullimin e punës së Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ku universitetet angazhohen të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit.