FTESË PËR PJESËMARRJE NË SEMINARIN “LOPËT, BURGERËT DHE NGROHJA GLOBALE”

Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të gjithë të interesuarit tjerë që më 13. 02. 2019, nga ora 9:00-12:00, prof. dr. Shahin Berisha (Gateway Community College, Phoenix, Arizonë) do të mbajë seminarin “LOPËT, BURGERËT DHE NGROHJA GLOBALE”. Seminari mbahet në Fakultetin Filologjik, Amfiteatri i kuq (Kati I, pranë dekanatit). Pjesëmarrja juaj do ta begatojë seminarin.