NJOFTIM NGA SENATI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS "HASAN PRISHTINA"
Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 1 shkurt 2019, diskutoi lidhur me situatën e krijuar gjatë procesit të akreditimit të programeve studimore në Universitetin e Prishtinës.

Senatorët e UP-së u deklaruan njëzëri që ngritja e cilësisë së studimeve në UP është një prioritet, për të cilin UP-ja ka punuar dhe ka shënuar progres në vazhdimësi. Ky progres së fundi është dëshmuar me suksesin që UP-ja ka shënuar me rangimin e tij në ranglistën Webometrics, duke u renditur në vendin e 1471-të  në  botë. (Më shumë informata: https://uni-r.edu/page.aspx?id=1,4,599)

Lidhur me procesin e akreditimit, Senati i UP-së kërkon nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë të rivlerësoj vendimet e marra në mbledhjen e datës 15 dhe 16 janar 2019, në mënyrë që të korrigjojë gabimet e natyrës teknike për programet studimore, të cilave iu është tërhequr apo refuzuar akreditimi.

Me këtë rast, senatorët kërkojnë nga KSHC-ja që ky organ të respektoj me përpikëri Udhëzimin Administrativ 15/2018, në veçanti Nenin 21 të këtij Udhëzimi.