PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR STUDENTËT E KOSOVËS NË JAPONI

Unviersiteti i Prishtënës i fton studentët e Inxhineriesë dhe të Shkencave që të aplikojnë në thirrjen për një vit praktikë dhe trajnim në Japoni përmes projektit Vulcanus.

Çfarë është Vulcanus?

Vulcanus është projekt që ka për qëllim mundësimin e një vendi pune industriale për studentët e BE-së/COSME-së (duke e përfshirë Kosovën).  Ky projekt daton nga viti 1997 dhe zhvillohet në Japoni.  Programi fillon në muajin shtator dhe mbaron në muajin gusht të vitit pasues në mënyrë që t’i përshtatet vitit akademik në shtetet anëtare të BE-së.

Studentët ndjekin:

  1. një seminar njëjavor mbi Japoninë,
  2. një kurs intensiv katërmujor të gjuhës japoneze,
  3. një praktikë/trajnim tetëmujor në një kompani japoneze.

 

Objektivat

  1. Për të studiuar gamën e teknologjive të avancuara që përdordoren nga një kompani lidere japoneze.
  2. Për të mësuar gjuhën japoneze dhe për të kuptuar dhe vlerësuar kulturën japoneze me qëllim të pasurimit të një viti me përvojë jashtë vendit.
  3. Të vendoseni mirë në karrierën tuaj të ardhshme për të ndërvepruar me bizneset dhe njerëzit japonezë.

 

Kush paguan?

Ky program financohet nga Qendra BE-Japoni për Bashkëpunim Industrial, si dhe kompania pritëse japoneze. Studentëve të BE-së/COSME-së (duke e përfshirë Kosovën) u jepet një grant (Yen 1.900.000; € 15.000) për të mbuluar koston e udhëtimit në dhe nga Japonia dhe shpenzimet e jetesës në Japoni. Nuk duhet pagesë për kursin e gjuhës dhe seminarin, si dhe akomodimi ofrohet falas gjatë kursit, seminarit dhe trajnimit në ndërmarrje.

Kush ka të drejtë aplikimi?

Ju duhet të jeni:

  1. Shtetas i një shteti anëtar të BE-së ose një vendi pjesëmarrës i COSME (Kosova).
  2. Një student i inxhinierisë ose shkencës* në një universitet të BE-së/COSME-së, i regjistruar - në momentin e aplikimit - në mes të vitit të 4-të zyrtar të studimeve dhe vitit të parafundit të doktoratës.
  3. Në gjendje të ofroni një certifikatë regjistrimi në universitet të vlefshme deri në të paktën 3 muaj para fillimit të programit.

 

* Shkenca kompjuterike, inxhinieri shkencore, inxhinieri mekanike, kimi, elektronikë, bioteknologji, inxhinieri elektrike, fizikë, telekomunikacion, inxhinieri bërthamore, inxhinieri civile, materiale metalike, qeramikë, sistem prodhimi, GNSS ...

Kriteret e përzgjedhjes

Aplikantët përzgjedhen në bazë të të dhënave të tyre akademike dhe opinionit të tutorëve të tyre, njohuritë e tyre për të shkruar dhe folur në gjuhën angleze, motivimin e tyre, qëndrimin e tyre ndaj marrëdhënieve BE-Japoni dhe aftësinë e tyre për t'u përshtatur me një kulturë të ndryshme. Fjala përfundimtare qëndron tek kompanitë pritëse japoneze.

Si të aplikoni

Afati i fundit për të aplikuar për sesionin 2019/2020: 20 janar 2019

Dokumentet për aplikim për sesionin 2019/2020 mund të gjenden në: https://www.eu-japan.eu/events/vulcanus-japan