NJOFTIM: Projekti i trajnimeve, sfidave të dizajnit dhe praktikave - KOSLIFT

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" fton studentët e të gjitha njësive akademike të bëhen pjesë e projektit Koslift, një bashkëpunim mes UP-së, RIT-Kosovo dhe IPKO Fountation, me mbështetjen e ambasades së Norvegjisë në Kosovë.

Sesioni informues për projektin mbahet të enjten, më 20 dhjetor 2018, prej orës 13:30, në Auditoriumin e Madh të Universitetit të Prishtinës (Administrata Qendrore).  Ftoheni të merrni pjesë për të mësuar hollësi rreth projektit.

KosLift është një projekt i krijuar për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Rochester Institut of Technology-Kosovo. Ky projekt do të mbështesë deri në 1000 studentë universitarë dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK dhe përpunimit, duke ngritur aftësitë dhe kapacitetet e nevojshme për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon.

KosLift përdorë një model shkallë-shkallë, ku të rinjtë pas rekrutimit kalojnë në një seri trajnimesh thelbesore për teknikat e zhvillimit e hulumtimit, sikurse menaxhimi i projekteve, krijimin e prototipeve dhe të menduarit e dizajnit. Pas përfundimit të trajnimeve online, studentet e suksesshëm do të kenë mundësinë qe të jenë pjesë e punëtorive rigoroze në Laboratorin për Hulumtim dhe Zhvillim në RIT Kosovo si dhe të bëhen pjesë e “Sfidës së Dizajnit”.

Më shumë lidhur me aktivitetin, kuptoni duke klikuar posterin informues KËTU