Mundësi studimi në SHBA

Programi Global i Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) sponsorizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore. Është një bursë e financuar plotësisht për një semestër të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj ose universitet në SHBA. Gjatë Programit, studentët e Universitetit të Prishtinës e sfidojnë veten për të shqyrtuar shoqërinë amerikane, kulturën dhe të mësuarit akademik, po ashtu marrin pjesë në shërbimin e komunitetit dhe rrisin aftësitë e tyre profesionale.

Sesioni informues mbahet në Auditoriumin e Madh të Universitetit të Prishtinës në objektin e Administratës Qendrore.  Sesioni mbahet të enjten, më 6 Dhjetor 2018, prej orës 13:30.  Ftohen të gjithë studentët e nivelit bachelor të përfitojnë nga mundësia për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për informata të hollësishme drejtohuni edhe në: https://xk.usembassy.gov/2018-2019-global-undergraduate-exchange-program-global-ugrad/