NJOFTIM: CEREMONIA E DIPLOMIMIT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Të dashur studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,

 

Kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës është duke organizuar ceremoninë e diplomimit për studentët e gjeneratës 2017 – 2018.

Duke marrë parasysh përkushtimin që ka menaxhmenti për krijimin e një tradite dhe kulture të cilësisë, organizimi i ceremonisë së diplomimit në universitetin tonë synon të shndërrohet në një ngjarje tradicionale dhe të vazhdueshme.

Andaj, për ne, stafin e UP-së, të qenit pjesëmarrës dhe organizatorë të edicionit të tretë të ceremonisë së diplomimit do të jetë treguesi më i mirë për rëndësinë dhe respektin që ka universiteti për studentin e tij.

Ceremonia e diplomimit do të mbahet më datën 19 dhjetor 2018, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, prej orës 14:00.

Për shkaqe organizative, i lusim studentët pjesëmarrës të jenë të pranishëm te Pallati i Rinisë në orën 12:00.

Për detajet e mbarëvajtjes së ceremonisë, të diplomuarit do të njoftohen përmes emailit dhe telefonit.

 

Me respekt,
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”