Njoftim për mbrojte të punimit të doktoratës

Njoftojmë të interesuarit se Msc. Mergim Mestani  me datën 29.10.2018, ora 11:00, në hapësirat e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: “Karakterizimi i prodhimeve tradicionale të qumështit në Kosovë, me fokus të veçantë te djathi i Sharrit. Mentor i kandidatit dhe punimit të doktoratës është Prof. Dr. Tahire Maloku-Gjergji.

Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:

  1. Prof. Ass. Dr. Xhavit Ramadani – Kryetar i komisionit (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës);
  2. Prof. Dr Gjyle Mulliqi-Osmani – Anëtare e komisionit (Fakulteti i Mjekësisë-Universiteti i Prishtinës);
  3. Prof. Dr. Kristaq Sini - Musliu – Anëtar i komisionit (Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit-Universiteti Bujqësor i Tiranës).

Dekani:
Prof. Dr. Skender Kaçiu