Erasmus+ në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani

Rihapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” rihapë thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  1. Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master (4,5 muaj)
  2. Shkëmbimin e stafit akademik

Bachelor studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Master studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.hs-anhalt.de/fileadmin/Dateien/FB3/Studiengaenge/MAA/bilderpool_dia/Forms/Curriculum.pdf. Per informacione rreth DIA (Dessau International Architecture): https://www.hs-anhalt.de/nc/studieren/orientierung/studienangebot/detail/architecture-dia-master-of-arts.html

Fushat e mobilitetit janë:

Shkëmbim Stafi akademik

Studentët Bachelor dhe Master të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës

Studentet Master të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Departamentet:

  1. Elektroenergjetikë
  2. Elektronikë
  3. Automatika e Kompjuterizuar dhe Robotika

Bursat përfshijnë: 

  1. Kompensimin mujor 850 EUR në muaj për studentët;
  2. Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master:

  1. Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  2. Certifikata e notave/Transkripta
  3. Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  4. CV (në gjuhën angleze)
  5. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  6. Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  1. CV (në gjuhën angleze);
    Planin për mësimdhënie(Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
  2. Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  3. Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 10 tetor 2018

Dokumentet me titull "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]  

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje ne formatin PDF ne një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.