Apliko për Punë Vullnetare në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina” është në kërkim të studentëve me vlera të larta altruiste, të gatshëm për të koontribuar në aktivitete të rëndësishme të agjendës për vitin akademik 2018 – 2019.

Jeni gati të *Lidheni me komunitetin / *Pasuroni rrjetin tuaj sociale dhe profesional / *Rrisni ekspozimin dhe avanconi në karrierën tuaj /  Shtoni vlerën altruiste si qytetar më të mirë ?!

Kjo është mundesia juaj e artë: Apliko për Punë Vullnetare në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

Ftohen studentë të shkallës Bachelor dhe Master të UP-së që të aplikojnë për punë vullnetare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Numri i pozitave: 39 vullnetarë.

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë vullnetare:

1. Në përzgjedhjen e kandidatevë për punë vullnetare, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh motivimin e studentëve.

2. Kandidatet që përzgjidhen për të kryer punë vullnetare duhet të jenë së paku studentë i vitit të dytë në studimet themelore, studentë të vitit të tretë dhe të katërt ose i regjistruar në studimet master.

3. Vullnetari/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; Aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grup; Motiv për t’u vetë zhvilluar.

 

Detyra dhe përgjegjësitë:

- Studentët  e përzgjedhur për punë vullnetare në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “, do t’i kenë këto detyra dhe përgjegjësi:

- Promovimi i te arrituarave të Universitetit dhe  sherbimeve , zyreve, laboratoreve dhe Fakulteteve;

- Pjesemarrjen e tyre në ngjarje të kalendarit akademik dhe vjetor të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “;

- Organizimin e aktiviteteve të deleguara nga mbikqyrësi;

- Informimin e studentëve, të diplomuarve dhe paleve vizitore në Universitet;

-Selektimi i informatës, përshtatja për targetin që perfaqëson informata dhe shpërndarja e njoftimit përmes mekanizmave që aplikon Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “;

- Përkrahja në punë të tjera logjistike të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “;

Vullnetari/ja do të ofrojë përkrahje në realizimin e aktiviteteteve të tjera të shprehura në planin dinamik të punës së zyreve përkatëse në Universitetit dhe punë të tjera të deleguara nga mbikqyrësi.

 

Çfarë duhet të bëni për të aplikuar?

Për të aplikuar për punë vullnetare, ju duhen t’i plotësoni CV-në dhe Letrën motivuese në ekarriera.uni-pr.edu dhe ta shkarkoni në pdf dhe t’a dorëzoni përmes emailit këto dokumente:

1. CV-në dhe letrën motivuese

2. Certfikaten e notave të studimeve themelore, Diplomën e studimeve themelore dhe çertifikaten e notave në studimet master.

 

OBLIGATIVE: Subjekti i e-mailit: Aplikim – Punë Vullnetare në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “

Përmbajtja e emailit:

Emri dhe Mbiemri -

Numri i kontaktit -

Email adresa -

Fakulteti -

Drejtimi -

Viti i studimeve

Semestri -

Shkalla e studimeve -

Nota mesatare BA -

Nota mesatare MA –

 

Kur dhe Ku?

• Data për aplikim: 13/09/2018 deri më 20/09/2018

• Shpallja e listave do të bëhet me datën: 21 Shtator 2018.

• Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf, në email adresën [email protected]

• Studentët do të jenë të angazhuar me gjysmë- orarë (3 orë) në ditë.

• Puna Vullnetare në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “, është pa pagesë;

• Puna Vullnetare në Universitetit,  për studentët e përzgjedhur do të zgjasë, nga data 24 Shtator 2018 deri më 24 Dhjetor 2018.

 

E hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Vullnetarët në përfundim të programit të punës vullnetare do të pajisen me Certifikatë të trajnimit të Moduli I, Vërtetim për kryerjen e punës vullnetare dhe Certifikatë për punë vullnetare nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“. Si dhe do të përfitojnë nga trajnime të tjera nga partneret e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.