Erasmus + në Philipps-Universität Marburg, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa (semestri dimëror 2018/2019 ) për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime për një semester (Baçelor dhe Master)

Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)
-Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’,në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Kohëzagjatja e bursave:
-Baçelor (1 semester, 5 muaj)
-Master (1 semester, 5 muaj)

Bursat përfshijnë: 
-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj)
-Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
Certifikata e notave/Transkripta 
CV(në gjuhën angleze)
Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë)
Certifikata e gjuhës angleze dhe/ose gjermane
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata e nivelit minimumi C1, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B2. 
Learning Agreement (Shkarko këtu)
*Në Learning Agreement, numri i kredive duhet të jetë nga 30 ECTS si në tabelën A, ashtu edhe në tabelën B. (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin pranveror (winter semester), që përbëjnë rreth 30 ECTS në total.

Ju duhet të aplikoni në Philipps-Universität Marburg për programe dhelëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Studentët nuk kanë të drejtë të përzgjedhin të njëjtat lëndë të cilat tashmë i kanë përfunduar.

Për programet e studimit të ofruara në Philipps-Universität Marburg ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare: http://www.uni-marburg.de/faculties-en/index_html-en?set_language=en

Aplikantët nga Fakulteti Juridik, Mjekësi dhe Farmaci, duhet të kenë dëshmi të gjuhës gjermane, minimum niveli B2, meqë lëndët e ofruara në këto programe, ligjerohën në gjuhën gjermane.

Akomodimi:
Pagesa mujore varion nga €200 - €280 për muaj.

Afati për aplikim është deri më:  14 qershor
Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek: 
[email protected][email protected]u

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail,në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.