REKTORI SAHITI URON 13 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Me rastin e festës së 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti ua uron këtë festë gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës, të familjeve të tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Urimi i Rektorit:

17 shkurti është ngjarja e cila shënon aktin kulminant të lirisë së popullit tonë. Historia e shtrenjtë e Kosovës mori kthesë tjetër në shkurt të 2008-tës, kur ne shpallem mëvetësinë tonë.

Në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, të lartësojmë punën dhe sakrificën e atyre që dhanë çdo gjë për Kosovën, si dhe së bashku të jemi të bashkuar për tejkalim të sfidave, për krijimin e një shteti të fuqishëm, të bazuar para se gjithash në arsimim edhe më cilësor për të rinjtë tanë.

Gëzuar ditëlindjen e 13-të Kosovë!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti.