Hapet Thirrja për Bursa për “Shkollën Dimërore Online DELIGHTFUL ISTANBUL”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për një bursë për “Shkollën Dimërore Online DELIGHTFUL ISTANBUL”, organizuar nga Istanbul Aydın University.

Studentët mund të zgjedhin një kurs nga tre kurset e ofruara:  

- “Digital Marketing” - (Marketingu dixhital),
- “Current Issues in International Politics” – (Çështje aktuale në Politikën Ndërkombëtare) dhe
- “Project Management” - (Menaxhimi i Projektit).

Informacione më të hollësishme mund t’i gjeni në linkun www.delightful.istanbul

Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (Bachelor) ose semestrin e parë (Master)  të studimeve dhe notën mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
-    Certifikata e notave/Transkripta 
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Foto e Pasaportës 
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Vërtetim për statusin e studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze ose të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar)
-     Certifikata e gjuhës angleze (minimum B2)


Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 14 janar 2021.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "Online Winter School" mund të i dërgoni në adresën elektronike:  [email protected], të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.