NJOFTIM: HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR BURSA STUDIMI NË HUNGARI

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton studentët se është hapur thirrja për aplikim për bursa për vitin akademik 2021-2022, të ofruara përmes programit Stipendium Hungaricum, në Hungari.

Përmes këtij programi të bursave, studentët mund t’i fillojnë studimet në universitete hungareze, qysh në shtator të vitit 2021.

Kuotat për këtë vit janë si në vijim:

  • 55 bursa të plota për studime BA/BSc;
  • 10 bursa të plota për studime MA/MSc;
  • 10 bursa të plota për studime PhD/DLA.

Afati i fundit për aplikim është data 16 janar 2021.

Për informata të detajuara, udhëzoheni që t’i vizitoni vegëzat: 

  • https://apply.stipendiumhungaricum.hu/
  • https://apply.stipendiumhungaricum.hu/news/new/58-stipendium-hungaricum-online-application-system-now-open