HERAS Plus hap tri thirrje për aplikime
Projekti HERAS Plus ka hapur thirrje për aplikime, për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë. Mundësitë e ofruara kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe shkencave të aplikuara në Kosovë, përmes bashkëpunimit me institucionet publike të Austrisë.

Më poshtë e gjeni një përmbledhje të shkurtër për secilën thirrje:

            Partneritete programore:

Gjithsej do të ndahen 5 partneritete programore. Vlera maksimale e një projekti është 40,000 euro, afati i fundit për aplikim është 25 marsi 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/programmatic-partnership-2/ 

Grantet për kërkime shkencore:

Gjithsej do të jepen 9 grante. Vlera maksimale e një granti është 15,000 euro, afati i fundit për aplikim është 25 shkurti 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/research-grants-2/

Bursat për PhD dhe PostDoc:

Totali i bursave që do të shpërndahen është 300 muaj. Afati i fundit për aplikim është 31 janari 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/scholarships-2/

Projekti HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me mjete financiare të marra nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Kosovës.