Njoftim rreth vendimit të Senatit të UP-së për formën e mbajtjes së mësimit në rrethanat e pandemisë COVID-19

Njoftoheni se në mbledhjen e mbajtur më 7 tetor, Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që, për shkak të pandemisë COVID-19,  procesi mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike dhe numerike apo mësimi nga fusha e arteve) të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online).

Sipas këtij vendimi, secila njësi akademike vendos vetë për formën e organizimit të procesit mësimor, varësisht nga vlerësimi i gjendjes momentale lidhur me COVID-19 si dhe nga rekomandimet e IKSHPK-së.

Përgjegjës për respektim të këtyre vendimeve apo rekomandimeve të IKSHPK-së janë njësitë akademike përkatëse.

Kliko KËTU për vendimin e plotë.