NJOFTIM PËR PËRFITUESIT E BURSAVE TË MASHT

Njoftohen të gjithë studentët përfitues të bursës së MASHT, se për shkak të transferimit të listave nga baza e të dhënave në Excel, ka ndodhur një rrumbullaksim i numrave të xhirollogarive dhe me këtë rast disa studentëve nuk ju është ekzekutuar pagesa.

Prandaj, me të marrë njoftimin nga MASHT se disa xhirollogari kanë dalë me gabime, janë bërë përmirësimet e nevojshme dhe janë ridërguar këto lista për këta kandidatë tek MASHT.

Sipas komunikimit me MASHT, ekzekutimi i pagesave do të bëhet pasi të përpilohet një listën me kandidatët për të cilët janë shfaqur gabime dhe ta ridërgojnë për ekzekutim.

UP kërkon mirëkuptimin e të gjithë kandidatëve të cilëve ju është shfaqur ky problem, dhe se nuk ka hapësire për shqetësime sepse pagesat do të ekzekutohet në një afat të shkurtër.