Rektori Dema ngushëllon familjen Shehdula

E nderuara familje Shehdula,

Me dhimbje pranuam lajmin që prof. dr. Meritë Shehdula nuk gjendet më në mesin tonë. Në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin, organet drejtuese dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë dhimbjen nëpër të cilën po kaloni.

Profesoresha Shehdula iu bashku UP-së fillimisht si studente, ku kreu studimet e saj për kimi në Fakulteti e Shkencave Matematike – Natyrore, për të u rikthyer për studimet e doktoratës, duke mbrojtur tezën e doktoratës në FSHMN, në vitin 1987.

Në vitin 1973, profesoresha Shehdula i bashkohet UP-së si asistente, për të marrë më vonë të gjithë titujt akademik universitar. Për kontributin e dhënë si profesoreshë, ajo do të kujtohet gjatë nga studentët saj, si dhe nga kolegët, me të cilët për dekada ka shkëmbyer përvojën dhe dijen profesionale.

Pushoftë në paqe shpirti i saj!

Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema - rektor