Studentja e UP-së Arjeta Selmani, fituese në CERN Webfest
Studentja e Kimisë Inxhinierike në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në Universitetin e Prishtinës, Arjeta Selmani, është shpallur fituese në garën "CERN Webfest" - hackathon vjetor i CERN-it, i cili u zhvillua fundjavën e kaluar.

Për shkak të pandemisë COVID-19, aktiviteti me temën "Të ndarë bashkëpunojmë: përshpejtimi i bashkëpunimit" u zhvillua për herë të parë në mënyrë virtuale. Në këtë garë, pjesëmarrës ishin mbi 400 njerëz nga 75 vende të botës.
zhvilloi një platformë për të digjitalizuar elektrokardiogramet e pacientëve me COVID-19, me synimin për të ndihmuar
Ekipi “ECG data base for patients with COVID-19 symptoms”, në të cilin Arjeta ishte lidere, që ishte fitues i kësaj gare, studiuesit mjekësorë t’i analizojnë më mirë këto të dhëna.

Arjeta thekson që ndihet e nderuar që së bashku me pjesëtarë nga vende të ndryshme të botës, ka pasur rastin të jetë pjesë e kësaj gare, si dhe ta fitojë këtë çmim shumë të rëndësishëm.
Hulumtimi që e kemi bërë është shumë aktual me situatën e pandemisë, me të cilën po ballafaqohet bota, dhe ndihem krenare që kjo temë mund të zhvillohet tutje dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”.

Eksperiencë unike Arjeta e konsideron edhe bashkëpunimin me pjesëmarrësit e tjerë nga e gjithë bota. “Bashkëpunimi me anëtarët që vinin nga vende të ndryshme të botës ishte një eksperiencë shumë e veçantë. Puna e secilit anëtar ishte shumë frymëzuese për pjesën tjetër të grupit. Është e mrekullueshme se si njerëzit nga anët e ndryshme të botës marrin pjesë në një projekt të vetëm dhe ndajnë të njëjtën ide. Për mua ishte një eksperiencë që do ta mbaj mend gjithmonë,” thekson ajo.

CERN, përveç shpërblimeve që do t’i ndajë për Arjetën dhe pjesëtarët e ekipit, do t’u ofrojë atyre mbështetje e mentorim deri në finalizimin e projektit.

CERN, si një prej qendrave më të mëdha dhe të respektuara të botës për kërkime shkencore, e organizon këtë ngjarje tash e sa vite. Që nga viti 2012, Webfest bashkon kështu mendje të ndritura për të punuar në projekte krijuese. Për më shumë informata rreth ngjarjes dhe projektit fitues, mund të klikoni në linkun në vijim: https://openlab.cern/cern-webfest-goes-online-and-global