LETËR FALËNDERIMI

Sot, me datë 21.06.2020 studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, me qëllim të zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre, në Parlamentin Studentor dhe Këshillat e Studentëve në njësitë akademike të UP-së.

Pas një angazhimi të gjatë dhe pune të pa lodhëshme të KQZ UP është përmbyllur një proces shumë i rëndësishëm për UP-në, pasiqë për herë të parë studentët kanë votuar përmes sistemit elektronik. Kjo mënyrë e votimit e imponuar nga rrethanat e pandemisë Covid 19 ka qenë një test për të gjithë UP-në, i cili fatmirësisht sot rezultoi me sukses.

Edhe pse gjatë ditës së sotme ka pasur tentime dhe dyshime për sulme dhe ndërhyrje nga jashtë në sistemin e votimit elektronik, mirëpo falë angazhimit të përbashkët, sidomos të zyrtareve të TI-së së UP dhe OE për mirëpmbajtjen e sistemit SEMS, këto tentativa të sulmeve janë përballuar me sukses, të cilat kanë ardhur nga ata të cilët nuk ja dëshirojnë të mirën UP-së dhe studentëve në veçanti.

Këto tentim sulme dhe ndërhyrje nga jashtë, në sistemin elektronik të votimit, janë raportuar në organet përgjegjëse kompetente për hetim të mëtutjeshëm.

Ky proces jashtëzakonisht i rëndësishëm i menaxhuar nga KQZ UP, nuk do të mund të përfundonte me sukses pa punën, angazhimin dhe profesionalizimin maksimal të zyrtareve të TI-së në UP dhe OE për mirëpmbajtjen e sistemit SEMS, të cilët me përgjegjësi të lartë ligjore, etike dhe profesionale kanë qenë në krye të detyrës.

Një pjesë të rëndësishme të meritës për mbarëvajtjen e votimit elektronik e kanë edhe Organizatat Studentore, veçanërisht vëzhguesit e tyre të cilët gjatë gjithë ditës se bashku me KQZ UP-në kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit të votimit elektronik. Angazhimi dhe bashkëpunimi i tyre bashkë me ne si KQZ UP, ka lehtësuar jashtëzakonisht menaxhimin e të gjithë procesit zgjedhor në zgjedhjet studentore.

Sa më sipër, KQZ UP falënderon zyrtarët e TI-së për punën, angazhimin dhe profesionalizimin, Organizatat Studentore dhe vëzhguesit e tyre për bashkëpunimin korrekt si dhe Këshillin Drejtues të UP-së për mbështetjen e vazhdueshme.

Suksesi i kësaj dite nuk është vetëm meritë e KQZ-së, është meritë e përbashkët, në të mirën e UP-së në përgjithësi dhe studentëve tanë në veçanti.

Suksese të përbashkëta dhe na priftë e mbara!

Me respekt,

KQZ UP