Njoftim: Webinare për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara në proceset virutale mësimore
Departamenti i Psikologisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me nje grup të psikologëve shkollorë, po organizojnë një seri të webinareve, të titulluar "Mbështetja e fëmijëve me aftësi të kufizuar, prindërve dhe mësimëdhënsve në proceset mësimore online gjatë pandemisë COVID-19".

Webinaret do të ofrohen nga psikologë dhe profesionistë me përvojë shumëvjeçare të punës në temën e lartpërmendur.

Ata do të ndajnë përvojat e tyre dhe do të japin rekomandime konkrete se si të adresohen disa nga sfidat që kjo pandemi ka sjellë tek nxënësit me aftësi të kufizuar, prindërit, mësmiëdhënësit dhe vetë psikologët shkollorë.

Për të qenë pjesë e këtyre webinareve, ju lutem klikoni në linkun: shorturl.at/vHIJ1