Studentja Melisa Ibrahimi e dyta në garat ndërkombëtare International Music Competition, në Beograd
Melisa Ibrahimi, studente në Programin Piano të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nё klasën e prof. Alberta Tronit, ditё mё parё u shpërblye me çmimin e dytë nё garat ndërkombëtare “International Music Competition”, nё Beograd, Serbi.

Nё njё garё ndërkombëtare, e cila u mbajt nё mënyrë virtuale dhe me njё konkurrencë tё madhe me kandidatë nga mbarё bota, e vlerësuar nga një juri profesionale prej gjashtë pianistëve botërorë, respektivisht me prejardhje nga: Kina, Rusia, Serbia, Polonia, Gjermania dhe Franca, studentja e UP-së, Melisa zuri vendin e dytë nё kategorinë “Senior”, në këtë garë. 

Melisa ёshtё studente në vitin e dytë, si dhe pianiste e dalluar. Ajo ka qenë pjesëmarrëse nё shumё koncerte, si dhe fituese e disa çmimeve pianistike nё vend.

Ky është një lajm i mirë në këto ditё dhe rrethana kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë COVID-19, ku si rrjedhojë e së cilës, të gjitha aktivitetet kulturore janë anuluar ose pezulluar përkohësisht.