NJOFTIM LIDHUR ME PUNËN NË REKTORATIN DHE ADMINISTRATËN E UP-së GJATË SITUATËS SË KRIJUAR SI RRJEDHOJË E COVID-19

Të dashur studentë, staf dhe palë të interesuara,

Me shpresën që situata e krijuar, si pasojë e pandemisë COVID-19, do të tejkalohet sa më parë, Universiteti i Prishtinës, bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka marrë masa që ju të mund të informoheni lidhur me çështjet që ju interesojnë, por edhe punët të mund të menaxhohen sa më profesionalisht dhe në afatet më të shkurtra kohore. Andaj, ne kemi vënë në dispozicion stafin esencial, i cili do të jetë i qasshëm dhe fleksibil në kryerjen e shërbimeve të domosdoshme, të cilat do të kërkohen, por edhe pyetjeve që do të adresohen nga ana juaj.

Ju lutem, gjeni në vijim emailet kontaktuese për secilën zyrë brenda Rektoratit dhe Administratës Qendrore të UP-së:

Zyra e rektorit: [email protected]
Zyra e sekretarit të përgjithshëm: [email protected]
Shërbimi studentor dhe diplomat: [email protected]
Zyra për Çështje Akademike: [email protected]
Zyra e personelit: [email protected]
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë: [email protected] 
Qendra për Zhvillim të Karrierës: [email protected]
Zyra për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara: [email protected]
Zyra e IT-së: [email protected] 
Departamenti i Financave: [email protected]
Departamenti i Prokurimit: [email protected]
Zyra Ligjore: [email protected]
Arkivi i Rektoratit: [email protected]
Emaili në dispozicion për mediat dhe pyetjet e tjera të përgjithshme: [email protected]

Ndërkaq, njësitë akademike luteni t’i kontaktoni në emailet e publikuara në ueb faqet përkatëse.

Në këtë situatë, kur COVID-19 është shpallur pandemi, UP-ja, me të gjitha kapacitetet shkencore dhe profesionale, është në gatishmëri t’u shërbejë institucioneve dhe komunitetit, si dhe bën thirrje për kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Ruaje familjen, veten dhe shoqërinë!