FTESË për pjesëmarrje në takimin e radhës “Kafe me rektorin”

Në takimin e radhës të aktivitetit “Kafe & diskutim me rektorin” do të diskutohet rreth fillimit të semestrit veror të këtij viti akademik. Andaj, ftohen të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të marrin pjesë në këtë takim.

Aktiviteti do të mbahet më 3 mars 2020, duke filluar nga ora 12:00, në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të UP-së!

“Kafe & diskutim me rektorin” është aktivitet i përmuajshëm, në të cilin rektori takon studentët, me të cilët diskuton për çështjet që i preokupojnë ata.

Rezervo vendin tënd në këtë takim duke plotësuar formularin: https://forms.gle/E9qWqFNu4cuv8KJg6