NJOFTIM: Hapet SEMS-i për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2019/20
Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit dimëror dhe obligimet nga vitet paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 02.03.2020 deri më 05.03.2020 (e hënë – e enjte).

Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit dimëror, se gjatë këtij viti akademik nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve apo ligjëratave gjatë vitit akademik 2019/20.

Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin t’i nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas ligjeve në fuqi.