Rektori Dema po merr pjesë në projektin për zhvillimin e programit arsimor ICT

Rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me prof. ass. dr. Kadri Sylejmani, prof. ass. dr. Ermir Rogova dhe prof. ass. dr Eliot Bytyçi kanë vizituar Universitetin Linnaeus në Suedi, ku po realizojnë vizita të niveleve të ndryshme në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe implementimi i një programi të ICT-së në sistemin e arsimit në Kosovë” (PhDICTKES).

Përgjatë këtyre vizitave, ata u takuan edhe me Kryesuesin e Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe Media Teknologjive, prof. assoc. Arianit Kurti.

Projekti PhDICTKES bashkëfinancohet nga Universiteti i Linnaeus dhe Programi Eramus + i Bashkimit Evropian. Projekti në fjalë synon, ndër të tjerash, të krijojë një shkollë hulumtuese për ICT në nivel nacional me disa universitete partnere, të cilat do të përfshijnë universitete, kolegje dhe shkolla të tiera.