Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim, për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026, në, Universitetin e Ryukyus në Japoni në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetin e Ryukyus.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve
Të drejtë për aplikim kanë studentët të cilët janë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës dhe kanë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore ose një semestër të studimeve Master ne notë mesatare jo më pak se 8.00.
Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:
- Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
- Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2).
Për më shumë informata lidhur me programet të cilat ofrohen në gjuhën angleze shikoni linkun më poshtë: 短期交換留学プログラム募集要項・申請書(Application Guide for RISE Program) | 琉球大学学生部 国際教育課 (u-ryukyu.ac.jp)
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 shkurt 2025.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]. Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).