Të nderuar/a,
Projekti „NanoKos” ka kënaqësinë të shpallë këtë thirrje për financimin e katër projekteve kërkimore në fushat prioritare të Nanotoksikologjisë mjedisore dhe Kërkimeve mjekësore. Kjo iniciativë synon të mbështesë kërkimin bazik dhe të aplikuar, duke nxitur bashkëpunimin.
Projekti „NanoKos”, i financuar nga Bashkimi Evropian („Rritja e Kapaciteteve Kërkimore në Kosovë” Nr. 438247), është një iniciativë novatore e dedikuar për përparimin e kërkimeve në fushat prioritare të Nanotoksikologjisë mjedisore dhe Kërkimeve mjekësore, me një fokus të veçantë në Nanomjekësi.
Ekipi i projektit përbëhet nga studiues multidisiplinarë, të cilët janë ekspertë të njohur në nanomjekësi, nanotoksikologji mjedisore dhe farmakologji eksperimentale, duke përfshirë studiues nga universitete prestigjioze si King’s College London si institucion udhëheqës dhe dy partnerë të tjerë: Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës.
Përmbledhje mbi kriteret e përshtatshmërisë dhe financimit
Numri i projekteve që do mbështeten: 4
· 2 projekte: Stafi nga Universiteti i Prishtinës (UP).
· 2 projekte: Stafi nga institucione të tjera publike në Kosovë (institucione të palës së tretë).
Buxheti i dedikuar për këto projekte:
Financimi i disponueshëm për këtë thirrje është si më poshtë:
· 2 projekte për stafin nga Universiteti i Prishtinës: Financim maksimal prej 25,000 EUR për projekt. Deri në 15% e shumës totale të projektit mund të përdoret për mbulim të kostove të stafit.
· 2 projekte për stafin nga institucione të tjera publike në Kosovë (Palët e Treta): Financim maksimal prej 20,000 EUR për projekt. Deri në 15% e shumës totale të projektit mund të përdoret për mbulim të kostove të stafit.
Kohëzgjatja e projektit: 6 muaj: Mars-shtator 2025.
Kriteret e përshtatshmërisë
Përkatësia institucionale:
· Aplikantët duhet të jenë të lidhur me Universitetin e Prishtinës, përkatësisht një institucion publik në Kosovë.
Fokusi kërkimor:
· Propozimet duhet të jenë në përputhje me fushat prioritare të kërkimit:
Nanotoksikologjia mjedisore
Kërkimet mjekësore
Përfshirja e studentëve:
o Projektet që përfshijnë të paktën një student të ciklit të parë, të dytë, PhD ose Post Doc inkurajohen fuqimisht dhe do të kenë prioritet.
Realizueshmëria:
Kërkimi i propozuar duhet të jetë i realizueshëm brenda afatit kohor të parashikuar (mars–shtator 2025) dhe buxhetit të ofruar.
Propozimet inkurajohen të përfshijnë:
Inovacionin;
Praktikat më të mira;
Interdisiplinaritetin;
Mbrojtjen e mjedisit;
Barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen;
Krijimin e një kulture kërkimore që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien shoqërore.
Procesi i aplikimit:
Afati i dorëzimit: 31 janar 2025
Dokumentet e kërkuara:
Formulari i aplikimit (Aneksi 1)
Shpërndarja e buxhetit (Aneksi 2)
CV-të dhe lista e publikimeve të të gjithë anëtarëve kryesorë të ekipit
Letër mbështetëse e siguruar nga Dekani (për institucionet e arsimit të lartë) ose Drejtori (për institucione tjera publike)
Udhëzime për dorëzim:
Të gjitha materialet e aplikimit duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën [[email protected], dhe cc [email protected]] me subjektin: NanoKos Research Proposal – [Emri i Hulumtuesit Kryesor].
Afatet kohore:
Shpallja e thirrjes: 31 dhjetor 2024
Afati i dorëzimit: 31 janar 2025
Njoftimi për rezultatet: 20 shkurt 2025
Data e fillimit të projektit: 1 mars 2025
Data e përfundimit të projektit: 15 shtator 2025
Për pyetje, ju lutemi kontaktoni: [email protected]
Presim me padurim propozimet tuaja inovative dhe kontributin tuaj në avancimin e kërkimit në këto fusha kritike!
Suksese, gjithë të mirat!
ZKPS