Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës fillon mbajtjen e kursit të gjuhës turke në Fakultetin e Filologjisë

27 Shtator 2024
SHARE

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, më 7 tetor 2024 fillon mbajtjen e kursit të gjuhës turke në Fakultetin e Filologjisë
Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina, është themeluar në vitin 2021 dhe ofron kurse të gjuhëve zyrtare të Republikës e Kosovës dhe të gjuhëve për të cilat ofrohen studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë.
 
Instituti Yunus Emre është i vetmi institucion zyrtar i akredituar për mësimin e gjuhës turke për të huajt. Certifikatat e lëshuara nga ky Institut janë të akredituara nga Association of Language Testers in Europe (ALTE) me notën Q-Mark dhe kanë vlefshmëri ndërkombëtare. 
 

Pse të mësojmë turqisht?

• Gjuha turke e cila bashkë me dialektet e saj sot ka rreth 250 milionë përdorues në mbarë botën, me të kaluarën e saj të shëndoshë, me leksikun e pasur si dhe me rëndësinë në rritje të Turqisë në arenën ndërkombëtare, ka fituar cilësinë e një gjuhe universale.
• Në ditët e sotme turqishtja është një gjuhë mbarë-botërore, e folur në një hapësirë prej 12 milionë kilometrash katrorë dhe me një leksik që i kalon gjashtëqind mijë fjalët.
• Turqishtja është një nga gjuhët më të përdorura në Eurazi, në Azi e Evropë, si gjuhë e shkruar e letrare, arsimi e edukimi e si gjuhë shtypi e mediash audio-vizive.

Të mësosh turqisht do të thotë ta njohësh më mirë Turqinë

• Marrëdhëniet që Turqia ka krijuar me Komunitetin Evropian dhe kontaktet e afërta me shtete të tjera të botës, kanë bërë që Turqia të ketë peshë në ekonominë botërore. Kush mëson turqisht, me këtë gjuhë arrin ta njohë më nga afër kulturën turke duke i rritur kësisoj mundësitë për punësim.
• Në Turqi kanë zënë vend shumë kompani ndërkombëtare ndërtimi, industriale, bujqësore e blegtorale, turizmi e të shumë sektorëve të tjerë të ekonomisë.
• Për të kryer studimet në programet universitare e pasuniversitare në universitetet më të rëndësishme turke, është e nevojshme njohja e gjuhës turke.
• Mësimi i turqishtes nëpërmjet një pune sistematike, krahasuar me gjuhët e tjera botërore nuk është aspak i vështirë.

Formulari për aplikim: https://forms.gle/Jca6WBQqXfKqW7Fx6