Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta organizon eventin “Nga errësira në sukses – ligjëratë motivuese me Fatmir Seremetin”

23 Shtator 2024
SHARE

Një histori inspiruese e një individi të jashtëzakonshëm që ka arritur majat e suksesit, pavarësisht sfidave të verbërisë.
Ngjarja do të mbahet më 25 Shtator, në ora 16:00, në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta, në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik, kati 1. 

Fatmir Seremeti, një folës me përvojë, ka motivuar studentë, kompani, dhe institucione të ndryshme në Suedi përmes fjalimeve të tij frymëzuese. Në bashkëpunim me Google, ai ka zhvilluar një produkt revolucionar që i lejon personat e verbër të vrapojnë pa ndihmën e një personi përcjellës.

Ky event është një mundësi unike për të dëgjuar historinë inspiruese të Fatmirit, një shembull i gjallë se si vendosmëria dhe forca e brendshme mund të kapërcejnë çdo sfidë. Merrni pjesë për të fituar frymëzim dhe për të mësuar njohuri që do t'ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj drejt suksesit.

Universiteti i Prishtinës mbetet i përkushtuar në ofrimin e mundësive për të gjithë studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Ju mirëpresim!