Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

17 Shtator 2024
SHARE

Santefarm SH.P.K. financon deri në gjashtë (6) bursa, secila në vlerë prej 100.00 (njëqind) euro në muaj për një vit akademik, për studentët e Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Kushtet e përgjithshme
Bursat ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore (baçelor)
Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë studentë të Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë;
  2. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  3. Të kenë të regjistruar së paku vitin e dytë të studimeve;
  4. T’i kenë të përfunduara të gjitha provimet nga viti paraprak i studimeve;
  5. Të mos kenë vit akademik të përsëritur;
  6. Përparësi kanë studentët të cilët vijnë nga familjet me gjendje jo të mirë financiare apo përfituese të asistencës sociale;
  7. Në rastin kur paraqitet numër më i madh i kandidatëve me kushte të njëjta, përparësi  kanë kandidatët me notë më të lartë mesatare;
  8. Përparsi kanë studentet që udhëtojnë dhe janë me vendbanim jashtë Prishtinës.
  9. Studentët të cilët janë përfitues të bursës së Universitetit të Prishtinës nuk kanë të drejtë aplikimi.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika I e këtij konkursi, aplikimin duhet ta bëjnë përmes SEMS:

  1. Kërkesa për aplikim
    (Studenti obligohet që kërkesën për aplikim ta printoj dhe ta dorëzoj në shërbimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përkatës, si dëshmi që ka aplikuar brenda afatit të paraparë të konkursit.)

Përgjegjësinë për saktësinë e të dhënave do ta bartin vetë studentët.

Afati i aplikimit
1. Aplikimi përmes SEMS dhe është i hapur prej prej datës 17.09.2024 deri me datë 23.09.2024, në orën 16:00.
2. Ditën e parë të konkursit, me datë 17.09.2024, aplikimi elektronik do të funksionalizohet nga ora 11:00.