Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

24 Tetor 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës,  hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror, të vitit akademik 2023/2024, në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik si dhe nga Fakulteti Ekonomik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale ose në Fakultetin Ekonomik në  Universitetin e Prishtinës . Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html

Kurset që ofrohen në gjuhën angleze mund të i gjeni këtu: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/courses-in-english.html

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën  27 tetor 2023.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu