Erasmus +, në Universitetin e Minhos në Portugali

28 Shtator 2023
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Minhos në Portugali

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete nëUniversitetin e Minhos në Portugali, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2023/2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim të stafit akademik nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

• Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

 

Thirrja është e hapur deri më 5 tetor 2023.

Dokumentet me titull ‘’Minho University- staff exchange’’duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, të skanuara në pdf. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund ta vizitoni ueb faqen : Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu), ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111, Prishtinë.