UP-ja po organizon Kongresin e Tetë Ndërkombëtar të Shkencave të Biologjisë së Aplikuar

11 Shtator 2023
SHARE

Nga data 13 deri më16 shtator 2023, Universiteti i Prishtinës do të jetë mikpritës i Kongresit të Tetë Ndërkombëtar të Shkencave të Biologjisë së Aplikuar (8th INTERNATIONAL CONGRESS on APPLIED BIOLOGICAL SCIENCES-ICABS), i organizuar në partneritet me Eskisehir Osmangazi University, nga Turqia.

Në këtë kongres do të prezantojnë 50 shkencëtarë nga Kosova, Turqia, Shqipëria, Çekia dhe Gjermania, punimet e të cilëve përfshijnë fushën e Gjenetikës, Mjekësisë, Farmacisë, Biologjisë Molekulare, e të tjera.

Kongresi do të mbahet në mjediset e Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, salla “Idriz Ajeti. Si nikoqir dhe organizator i këtij kongresi, UP-ja ka marr përsipër mbështetjen financiare për shkencëtaret vendorë.

Për agjendën e plotë të kongresit, kliko KËTU. Ftoheni të na bashkoheni!