Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Freiburg-ut në Freiburg të Gjermanisë për semestrin veror 2023/2024
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Fakulteti i Filologjisë, hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror 2023/2024 në Universitetin e Freiburgut, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime bachelor (5 bursa 4 mujore) për semestrin veror 2023/2024.
Nivelet e mobilitetit për studentë:
Bachelor
Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e Gjuhës dhe Letersisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë, të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë në shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën gjermane)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën gjermane)
- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti i Filologjisë që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Nota mesatare mbi 8
- Certifikata e gjuhës gjermane
Për programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B2 i gjuhës gjermane.
Afati i fundit për aplikim për semestrin veror është: 13 tetor 2023, ora 14.00.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Freiburgut:
https://campus.uni-freiburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1
Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë/dëshmitë e juaja në gjuhën gjermane. Dokumentet me titull "University of Freiburg Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.