Universiteti i Prishtinës në partneritet me Universitetin Eskişehir Osmangazi, Akademinë e Shkencave Anatolia, Universitetin e Shkencave Mjekësore, Universitetin Anadoulu, Universitetin Istanbul Aydın dhe Universitetin Aksarasy po organizon kongresin ndërkombëtar "8th International Congress on Applied Biological Sciences”, në periudhën 13-16 shtator 2023. Kongresi parashihet të mbahet me prezencë fizike, në ambientet e Universitetit të Prishtinës.
Afatet e konferencës:
- Dorëzimi i abstraktit: 23/08/2023 (prezantim oral);
- Njoftimi për pranimin e abstraktit bëhet brenda 7 ditëve nga data e dorëzimit;
Dorëzimi i abstraktit bëhet përmes faqes së internetit të konferencës: https://icabs.gen.tr/congre/. Vegëza direkte për dërgim të abstraktit: https://antabstract.com/en/singup.asp?titleID=19&moveID=83, si dhe mostra e abstraktit: https://icabs.gen.tr/congre/default.asp?id=12congre,
Në uebfaqen kryesore të konferencës, mund t’i gjeni edhe informatat specifike rreth konferencës, përfshirë temat bosht që do të trajtohen, këshillin organizativ, e të tjera të dhëna relevente. Pjesëmarrja në konferencë është falas.
Për më tepër, mund të kontaktoni edhe përmes e-mail adresës: [email protected]