Shtyhet afati për aplikim në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

29 Maj 2023
SHARE

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për zgjatjen e afatit për aplikime në edicionin e shumëpritur të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2023 . Afati i ri për aplikim është deri më 4 qershor 2023. 

Aplikoni dhe merrni pjesë në shumë aktivitete dhe ligjërata në periudhën 3 deri më 14 korrik, dhe kështu fitoni shkathtësi, dituri, dhe kujtime të reja të paharrueshme.

Profesorë dhe lektorë të shquar nga arena rajonale dhe ndërkombëtare do të bashkohen për një eksperiencë të jashtëzakonshme dy-javore, duke nxitur një shkëmbim njohurish dhe përvojash.

Ndërsa aventura e UVP po i afrohet fundit, pjesëmarrësit jo vetëm që do të fitojnë pasurim akademik, por gjithashtu do të fitojnë 4 ECTS që mund të transferohen në studimet e tyre.

Mos e humbisni këtë mundësi për të nisur një udhëtim transformues! Apliko tani për të siguruar vendin tuaj në Universitetin Veror Ndërkombëtar 2023 në Prishtinë.

Tarifat: Programi aktualisht është falas për studentët nga rajoni i Ballkanit, ndërsa një tarifë prej 100 eurosh, e cila përfshin edhe ushqimin, aplikohet për studentët e huaj (shpenzimet e udhëtimit nuk janë të përfshira në këtë shumë).

Aplikoni përmes këtij linku: https://unvp.uni-pr.edu/

Klikoni KËTU për t’i parë kurset që ofrohen këtë vit.