PhD në Shëndetin Publik Urban e financuar nga Qeveria Zvicerane

22 Maj 2023
SHARE

Projekti Accessible Quality Healthcare (AQH) në Kosovë, i implementuar nga Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) është duke ofruar mundësi për doktoratë në Shëndetin Publik Urban, e cila financohet nga Qeveria Zvicerane. 

Tema:

Qëllimi i projektit të doktoratës (PhD) është të zhvillojë një koncept për komunitetet e shëndetshme dhe miqësore ndaj moshës në Kosovë. Kuadri i hulumtimit janë komunat gjysmë urbane dhe urbane ku është zbatuar një studim kohort në bashkëpunim me mjekët familjar. Në bashkëpunim me pjesëmarrësit e kohortës, do të identifikohen boshllëqet e qytetit të shëndetshëm. Ndikimi i urban farming  në mirëqenien dhe shëndetin mendor të pjesëmarrësve në kohortë do të testohet në kontekstin e një studimi ndërhyrës.

Ajo që i ofrohet kandidatit: 

Paga e kandidatit do të paguhet përmes një Burse të Ekselencës të Qeverisë Zvicerane  

https://www.sbfi.admin.ch/sbfi/en/home/education/scholarships-and-grants/swiss-government-excellence-scholarships.html

Afati i fundit për aplikim:

Ju lutem dërgoni materialet për aplikim në mënyrë elektronike në gjuhë angleze te projekti Accessible Quality Healthcare (AQH) në [email protected] deri me datë 31 gusht 2023. Aplikimi përbëhet nga një CV; vërtetimi i diplomës master; letër motivuese prej 2 faqesh në maksimum.

Për thirrjen e plotë, klikoni KËTU