“Kosova Anthropologica” – revista e UP-së e orientuar drejt avancimit të njohurive antropologjike

16 Prill 2023
SHARE

Departamenti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka themeluar revistën e titulluar “Kosova Anthropologica”. Qëllim i revistës është avancimi i njohurive dhe dijes antropologjike për Kosovën dhe rajonin, duke shërbyer si forum i hapur për studiues, kryesisht të fushës së antropologjisë kulturore/sociale, arkeologjisë dhe antropologjisë gjuhësore.

Revista i drejtohet audiencës shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të interesuar në studimin antropologjik të kulturës, shoqërisë dhe realiteteve jetësore, me fokus në Kosovë dhe rajon. Revista do të botojë punimet shkencore në të dy gjuhët, në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Kosova Antropologjia është e hapur për kontributet e studiuesve të interesuar për të botuar në fushat/temat e mësipërme dhe përfshin studime të fokusuara në analizë antropologjike të orientuara nga gjetjet empirike të temave specifike, mirëpo boton edhe ese të cilat janë gjithashtu të orientuara nga reflektimet teorike dhe recensione të librave, filmave, dokumentarëve dhe mediave të tjera vizuele.

Për botim në numrin e parë (2023) ju lutem dërgoni dorëshkrimet tuaja deri më 31 korrik 2023. Ndërsa për botim në numrin 2 (2024) afati është 14 mars 2024. Dorëshkrimet dhe një biografi e shkurtër prej 150 deri në 200 fjalë duhet të dërgohen te: 

[email protected] dhe/ose

[email protected] 

Ftojmë të gjithë kolegët/autorët që kanë studime përkatëse antropologjike, sipas udhëzimeve, të dërgojnë dorëshkrimet e tyre. 

Për udhëzuesin e revistës klikoni KËTU. Ndërkaq, për më shumë informacion, vizito uebfaqen: https://filozofiku.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66