UP-ja pjesë e konferencës ndërkombëtare “Ecological and Environmental Engineering”

11 Prill 2023
SHARE

Në periudhën 14 – 17 maj 2024, në Beja të Portugalisë mbahet konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare “Ecological and Environmental Engineering” (COEE 2024). Kjo konferencë organizohet bashkërisht nga 17 universitete, duke përfshirë: Universitetin e Prishtinës, University of Life Science Lublin (Poloni), University of Agriculture Kraków (Poloni), Wrocław University of Environmental and Life Science (Poloni), Poznań University of Life Science (Poloni), Warsaw University of Life Sciences (Poloni), University of Warmia and Mazury Olsztyn (Poloni), Gdańsk University of Technology (Poloni), Rzeszów University of Technology (Poloni), Polytechnic Institute of Beja (Portugali), Polytechnic University of Catalonia (Spanjë), Czech University of Life Sciences Prague (Republika Çeke), Henan Agricultural University (Kinë), Technical University of Crete (Greqi) dhe tre institute politeknike në Portugali (Coimbra, Setúbal, Viana do Castelo).

Si rrjedhojë e bashkëpunimit ndërmjet Departamentit të Inxhinierisë së Ambientit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Prishtinë dhe Poznań University of Life Science (Poloni), këtë vit, edhe UP-ja është pjesë e organizatorëve të kësaj konference ndërkombëtare.

Rektori Qerim Qerim do të jetë pjesëmarrës në këtë konferencë, si personalitet nderi, kurse profesorët nga Fakulteti I Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr. Laura Kusari, prof. asoc. Figene Ahmedi, dhe prof. ass. Lavdim Osmanaj, janë pjesë e komitetit shkencor të konferencës.

Konferenca do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’I shkëmbyer idetë nga disa fusha të shkencave mjedisore, si: teknologjia e ujit dhe ujërave të zeza, menaxhimi i ujit dhe mbetjeve, vlerësimi i rrezikut mjedisor, energjia e rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm dhe ekonomia qarkore, ndotja e ajrit dhe ndryshimet klimatike, gjeoinformacioni, remote sensing, dhe inovacioni.

Për më shumë informata, konsultoni uebfaqen zyrtare të konferencës: https://coee.urk.edu.pl/