Apliko për pjesëmarrje në punëtorinë për mentorim të kandidatëve të doktoratës

03 Prill 2023
SHARE

Shkolla Kombëtare në fushën e TIK-ut/National Research School in ICT, e themeluar në kuadër të projektit të skemës Erasmus+ "The development and implementation of a PhD Program in ICT for the Kosovo Education System DI-PhDICTKES", në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të projektit në udhëheqje të Lineaus University në Suedi, po organizon një punëtori trajnimi për mentorimin e kandidatëve të doktoratës.

Ky trajnim do të zgjasë dy ditë të plota dhe do të mbahet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në datat 26 dhe 27 prill 2023. Ky trajnim është kryesisht për stafin akademik që merret me fushën e Kompjuteristikës apo TIK-ut në përgjithësi, por ka disa vende të lira edhe për të tjerë që nuk u përkasin këtyre fushave.

Trajnimi do të ofrohet nga stafi i universiteteve partnere, si Lineaus University (LNU), Norwegian University of Science and Technology (NTNU) dhe South-East European Research Centre (SEERC).

Ju ftojmë të aplikoni në këtë link: https://sunet.artologik.net/lnu/Survey/37536 deri më datë 17 prill dhe gjithashtu të dorëzoni një letër me maksimumi dy faqe, ku të përshkruani perspektivën dhe reflektimin tuaj në lidhje me mentorimin e kandidatëve të doktoratës.

Pas datës 17 prill, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për agjendën e punëtorisë.