Erasmus+ në Umeå University në Suedi

07 Mars 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Umeå University në Suedi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Umeå në Suedi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Master;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër)

Kohëzgjatja e bursave: Master (në kohëzgjatje prej 5 deri në 10 muaj)

Të drejtë aplikim kanë studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore të Departamentit të Kimisë, për kurset e ofruara në Universitetin Umeå, Suedi vizitoni uebfaqen zyrtare, si më poshtë: https://www.umu.se/en/education/exchange-students/search-courses.

Studentët duhet të kryejnë shkëmbimin në Semestrin Vjeshtor 2023

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master janë:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze(Niveli minimal i gjuhës angleze B2) 
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

Afati për aplikim është deri më 22 Mars 2023.

Dokumentet me titull "Universiteti Umeå në Suedi" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected],.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.