Shpalosen mundësi studimi në Francë dhe Belgjikë

23 Shkurt 2023
SHARE

Qendra Universitare Frankofone e Universitetit të Prishtinës ka organizuar sesion informues me drejtorin e ESFAM – Shkollës Frankofone për Menaxhment, në Bullgari, prof. Nicolas Maïnetti.

E pranishme në këtë sesion informues ishte edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe mobilitet akademik në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, e cila u shpreh e lumtur për mundësitë që po iu ofrohen studentëve të UP-së. “Ne jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme me partnerët tanë, që të ofrojmë mundësi shkëmbimi në vende të ndryshme të botës, që studentët të mund të përfitojnë përvojë ndërkombëtare akademike”, theksoi prorektorja.

E pranishme në këtë takim informues ishte edhe prof. Valbona Gashi-Berisha, drejtoreshë e Qendrës Frankofone të UP-së.

Në prani të studentëve frëngjishtfolës, u shpalosen mundësitë e përfitimit të bursave EFSAM për studime master. Bursat subvencionohen nga Agjencia Universitare Frankofone (AUF). Për më shumë informata rreth bursave, ju mund të ndiqni vegëzën në vijim: https://esfam.auf.org/admission-masters/