Erasmus+ në "Radboud Summer School” të Holandë

27 Janar 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Radboud Summer School” të Holandë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Radboud University” në Holandë për shkollë verore në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit dhe studentëve në studimet e doktoratës;

Për më shumë informata lidhur me kurset që mund të ndjekni në Radboud, i gjeni në linkun si më posht: here

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për studentët e doktoratës:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze(niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).

Afati për aplikim është deri më: 15 shkurt 2023.

Dokumentet me titull "Radboud Summer School, Holandë duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.